Kovaçevski: Opozita të sillet me përgjegjësi ndaj iniciativës së Ballkanit të Hapur

schedule22:45 - 29 Shtator, 2022

schedule 22:45 - 29 Shtator, 2022

Kryeministri i Maqedonisë se Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Kuvend theksoi se iniciativa Ballkani i Hapur krijon mundësi të reja për punëtorët dhe i bëri thirrje opozitës që të sillet me përgjegjësi, në mënyrë që ligjet në fjalë të kalojnë në Kuvend.

“Nuk e shoh këtu deputetin Milloshoski, i cili nuk dëshiron të caktojë Komisionin për Punë të Jashtme ku duhet të ratifikohen marrëveshjet që dalin nga bashkëpunimi për Ballkanin e Hapur. Këto janë kontrata ku përfitimi i vetëm janë punëtorët dhe kompanitë. Përfitimet e pastra ekonomike të bazuara në katër liritë evropiane: kapitali, mallrat, shërbimet dhe njerëzit.

Me njërën marrëveshje shfuqizohen procedurat e komplikuara fitosanitare që ekzistojnë mes tre vendeve Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe me të dytën mundësohet që punëtorët të punojnë lirisht në të tre vendet pa procedura administrative shtesë. I bëj thirrje deputetit që ta thërrasë komisionin”, kërkoi Kovaçevski.

Në seancën për çështje parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski tha se “si Qeveri mbetemi të përkushtuar në përpjekjet për të vazhduar intensifikimin e politikave për rritje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik të shtetit, përmes rritje së investimeve vendase dhe të huaja”. /abcnews.al/