Nga 1 janari deri sot, 131 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e COVID-19 në Kosovë. Që nga paraqitja e rasteve të para të infektuara me COVID-19, janë shënuar 1466 viktima.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në 58 mijë e 399.
Në raportin që Gazeta Express ka siguruar nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, thuhet se vetëm gjatë ditës së sotme në institucionet publike shëndetësore në vend janë të shtruar 555 pacientë, 383 prej të cilëve janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë për Express se është parë një rritje e rasteve ditëve të fundit. Ai ka deklaruar se një pjesë e pacientëve janë duke marrë trajtim në spital ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga spitali. “Gjendja është e menaxhueshme. Në ditët e fundit është parë një rritje e rasteve por prapë gjendja është e menaxhueshme”, ka deklaruar ai.
Viktimat nga COVID në Kosovë
1 janar- 1 viktimë
2 Janar- 4 viktima
3 Janar- 4 viktima
4 Janar- 7 viktima
5 Janar- 4 viktima
6 Janar- 2 viktima
7 Janar- 6 viktima
8 Janar- 5 viktima
9 Janar- 7 viktima
10 Janar- 2 viktima
11 Janar- 6 viktima
12 Janar- 4 viktima
13 Janar- 1 viktimë
14 Janar- 4 viktima
15 Janar- 7 viktima
16 Janar- 6 viktima
17 Janar- 5 viktima
18 Janar- 1 viktimë
19 Janar- 9 viktima
20 Janar- 6 viktima
21 Janar- 7 viktima
22 Janar- 14 viktima (numri më i lartë brenda këtij muaji)
23 Janar- 3 viktima
24 Janar- 6 viktima
25 Janar- 10 viktima
/mv.abcnews.al