Sot, në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, urimet nga personazhet publikë kanë qenë të shumta. Dua Lipa, Vesa Luma, Lorik Cana, Bes Kallaku, Alban Skënderaj si dhe shumë të tjerë kanë shkruar disa fjalë për këtë ditë të rëndësishme për kombin shqiptar.
Dua Lipa publikoi një fotografi me portretin e saj, me në sfond flamurin e Kosovës, krahas së cilës shkroi: “Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! S’do ta harroj kurrë momentin kur e ndiqja live në TV, teksa jetoja në Prishtinë. Emocione, emocione, emocione, energjia e qytetit! E paharrueshme! Krenare të shoh deri ku ke arritur dhe sa shumë do të arrish.”
Vesa Luma ka kujtuar emocionet që ka përjetuar, e cila ka patur fatin të interpretojë në atë natë të veçantë për çdo shqiptar. “Urime Pavarësinë Kosova ime. Ti po rritesh shpejt..ndërsa unë kurrë nuk do ta harroj atë emocion të asaj dite. Kisha fatin të këndoj në atë natë të ftohtë e me acar – por ngrohtësia, e pesha e ndjenjave të përziera, të qenurit pjesë e historisë tejkaloi çdo gjë.”, shkruan ndër të tjera Vesa.
View this post on Instagram
Elvana Gjata ka publikuar një video të sajën, krahas së cilës ka shkruar se ndihet krenare për Kosovën. “13 vjet Pavarësi. Sytë me lot për Kosovën! Krenare për çka je sot dhe çka do të bëhesh.”, shkruan Elvana.
Alban Skënderaj publikoi një foto me simbolin e demokracisë, ku në sfond kishte flamurin e Kosovës, ku shkruan: Gëzuar Kosovë”.
View this post on Instagram
Ndërkaq, Bes Kallaku ka publikuar njjë foto në të cilën thuhet: Urime Kosovë, u bëfsh Shqipni.
View this post on Instagram
Luana Vjollca ka zgjedhur ta urojë këtë ditë speciale me një foto ku shtrëngon në kraharor flamurin e Kosovës.
Mes personazheve që kanë reaguar janë dhe Getoar Selimi, Arilena Ara, Enca, Elita Rudi, Rina Balaj etj.