13 mungesa për Lucescun, Dynamo Kyiv e “gjymtuar” përballë Barcelonës

schedule17:44 - 2 Nëntor, 2020

schedule 17:44 - 2 Nëntor, 2020

Covid-19 po krijon probleme të mëdha te skuadrat e futbollit. 11 janë lojtarët e rezultuar pozitivë tek Ajax, teksa një shifër të madhe të infektuarish janë regjistruar edhe te Dinamo Kyiv.

Ukrainasit e drejtuar nga i mirënjohuri Mircea Lucescu, luajnë në “Camp Nou” përballë Barcelonës të mërkurën në mbrëmje, aty ku do të shkojnë të përgjysmuar.

9 futbollistë janë infektuar me Covid-19; Bushchan, Boiko, Mykolenko, Karavayev, Harmash, Shaparenko, Baluta, Tsytaishvili dhe Duelund.

Në duelin ndaj Leo Messit me shokë mungojnë edhe Burda, Tymchyk, Kostevych dhe Sydorchuk, të cilët janë të dëmtuar.

Në total janë 13 mungesa për Dynamo Kyiv. Situata e jashtëzakonshme ka vështirësuar punën e trajnerit rumun, i cili është detyruar të ftojë shumë lojtarë nga ekipi i të rinjve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!