13 të burgosur me koronavirus, institucionet heshtin

schedule11:57 - 23 Prill, 2020

schedule 11:57 - 23 Prill, 2020

ISHP konfirmoi sot 13 të burgosur me koronavirus në Tiranë duke rritur shqetësimin për zgjerimin e kësaj vatre për shkak specifikave që kanë burgjet.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se të burgosurit e prekur janë nga burgu nr.313 në Tiranë.

Pavarësisht situatës së krijuar, deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim nëse të burgosurit e prekur do të mbahen në ambientet e godinës apo do të dërgohen në spital.

Kjo gjë do të përcaktohet në varësi të situatës shëndetësore të tyre.

Deri më tani as Ministria e Drejtësisë dhe as Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë refuzuar të japin informacion mbi gjendjen e të burgosurve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!