129 pacientë në spitale, sa qytetarë e kanë fituar betejën me COVID nga fillimi i pandemisë

schedule07:48 - 14 Shkurt, 2022

schedule 07:48 - 14 Shkurt, 2022

8,773 pacientë janë aktivë me COVID në të gjithë vendin. Situata në spitalet COVID vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.  256,117 që nga fillimi i epidemisë kanë fituar betejën me COVID.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 1874 testime, 296 qytetarë kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit. Betejën me COVID e kanë humbur 4 qytetarë; një qytetare nga Berati 53 vjeçe, një qytetar nga Kurbini 54 vjeç, një qytetare nga Tirana 83 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 83 vjeç”.

Rastet pozitive me COVID në 24 orët e fundit janë në këto bashki: 122 në Tiranë, 20 në Sarandë, 19 në Vlorë, 15 në Fier, 13 në Lushnje, 11 në Gjirokastër, 10 në Durrës, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kamëz, nga 4 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Krujë, Vorë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Kuçovë, Tepelenë, Përmet, Himarë, Rrogozhinë, Shijak, Mirditë, nga 2 qytetarë në Pukë, Lezhë, Kavajë, Patos, Mallakastër, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Peqin, Belsh, Poliçan, Skrapar, Devoll, Dropull, Divjakë, Roskovec, Dibër, Kukës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2814
Fier 1278
Gjirokastër 741
Vlorë 718
Shkodër 685
Elbasan 672
Berat 643
Lezhë 380
Korçë 273
Durrës 310
Kukës 207
Dibër 52

Statistika (13 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 296
Të shëruar në 24 orë 835
Të shtruar në spitale 129
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1874

Testime totale 1,712,427
Raste pozitive 268,304
Raste të shëruara 256,117
Raste Aktive 8,773
Humbje jete 3,414

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!