“127 s’më mori seriozisht”, shefja e ISHP i përgjigjet Florian Rizës

schedule21:01 - 9 Prill, 2020

schedule 21:01 - 9 Prill, 2020

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini në një intervistë me Mirela Milorin i është përgjigjur pakënaqësisë së ish futbollistit Florian Riza, i cili tha për Abc News se 127 nuk e ka marrë seriozisht rastin e tij.

Tomini në fjalën e saj është shprehur se nëse 127 në një moment për shkak të përshkrimit që mund të jetë bërë nuk e ka konsideruar rast të dyshimtë, për rastin në fjalë duket se ka qenë linja sekondare ajo e mjekut të familjes që ka bërë dhe identifikimin.

Gjithahstu ajo është shprehur se çdo rast që ka shenja dyshuese dhe sidomos në këtë kohë karantine është e rëndësishme që të mos dalë nga shtëpia.

Pjesë nga biseda:

Kishte një vlerësim të jashtëzakonshmëm, për mjekët dhe infermierët por  ka deklaruar që gjendja në spital ishte kolaps dhe e nisi që me komunikimin me 127 që i ka dhënë simptomat dhe i kanë thënë që të rrijë në shtëpi derisa ka komunikuar me mjekun e familjes i cili i ka thënë se nuk i pëlqejnë shenjat dhe të paraqitet në spital

Unë duhet të saktësoj se zotëria në fjalë mesa dëgjoj nga ju paska ndjekur rigorozisht triozhimin telefonik të ndjekur nga çdo qytetar tjetër. Njoftimin drejt 127 që janë disa kritere mbi përkufizimin e rastin dhe më pas ka kontaktuar mjekun e familjes që është një linjë sekondare që i është bashkangjitur 127 dhe përmes telefonit të 127. Pas përkufizimit të rastit janë dhe ato raste që kanë vështirësi në fyrmëmarrje dhe janë kontakte të rasteve të konfirmuar pozitivë. Zotria në fjali i ka kaluar të dy filtrat dhe një nga filtrat i ka kërkuar bërjen e tamponit.  Bërja e tamponit në Shërbimin Infektiv ka ndjekur rrugën e duhur të rastit të dyshuar me koronavirus.

Shqetësimi që ngrinte vetë ish fotbollisti , theksoi se ai ka qenë me Covid por që nuk e dinte pasi mendonte se ishte me viroz të stinës, dhe fakti që 127 i kishte thënë rri në shtëpi se mund të jetë grip ka bërë që ai të ketë dalë jashtë të ketë bërë Pazar. A le shteg kjo për një infektim të mëtejshëm

Duhet  saktësuar se nëse do të jemi me shenja klinike,është e rëndësishme që të kujdesemi për veten dhe të qëndrojmë në shtëpi. Jo më teper në situatën e karantinës dhe të kontrollit të shenjave klinike është e rëndësishme që të qëndrojmë në shtëpi pavarsisht angazhimeve. Duhet të theksohet se dhe distancimi social dhe kufizimi i orareve ka bërë që kontaktet e ngushta në punë apo familjare të minimizohen. Shpesoj që rasti në fjalë të mos ketë pasur asnjë kontakt tjetër që mund të ketë sjellë infektim të personave të tjerë. /abcnews.al