Vetoja e Turqisë, Stoltenberg: Bisedimet mes Finlandës e Suedisë me Erdoganin duhet të vijojnë

schedule17:43 - 21 Maj, 2022

schedule 17:43 - 21 Maj, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur sot se ka folur me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për rëndësinë e dyerve të hapura të NATO-s pas ofertave të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Sipas raportimeve, presidenti i Turqisë i është përgjigjur se Ankaraja nuk do t’i shihte pozitivisht kërkesat e Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk tregojnë qartë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera.

Kujtojmë se Erdogan zhvilloi sot një telefonatë me liderët e dy vendeve për të diskutuar shqetësimet e tij.

Stoltenberg shkroi në një postim në Twitter: “Ne pajtohemi që shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh dhe bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje”. /abcnews.al/