120 vite prej amëshimit të Naimit, studiuesi: Nuk ka më burra të tillë në politikë

schedule17:55 - 20 Tetor, 2020

schedule 17:55 - 20 Tetor, 2020

Nga Leontina Nika

Studiuesi Sabri Hamiti sjell para lexuesit  monografinë  dedikuar poetit kombëtar Naim Frashëri në 120-vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.

Hamiti në fjalën e tij thekson se është e vështirë që virtytete e tre vëllezërve Frashëri ti gjejmë te ndonjë politikan shqiptar.

“Po ti shikojmë këto elementët që i kanë figurat e familjes që janë shembull, është e vështirë ti shikosh te personat e implikuar në politikë”, ka thënë për Abc Neës Hamiti.

Hamiti e cilëson prijësi i lirikës shqiptare, i cili pasardhës ka Lasgushin.

“Lirik mbi të gjitha, edhe ai që bën projeksione të mëdha është lirik dhe Lasgushi është në të vërtetë një trashëgimtar i thelluar i lirizmit naimian”, është shprehur ai.

Ne  muzeun historik  gjinden disa botime të para origjinale te Naim Frasherit, por Dorian Koçi teksa na shpjegon disa prej veprave që ruhen në pavionin e Rilindjes,  thotë se po tentohet që të  sjellin  disa objekte origjinale te tij n ë bashkëpunim me diasporës.

Për fat të keq nuk kemi objekt origjinal nga Naim Frashëri por nga vëllai i tij Samiu. Por unë besoj se kjo nuk është një çështje e mbyllur pasi shqiptarët nga diaspora me të cilët ne kemi lidhje dhe komunikim, kemi kërkuar vazhdimisht për të bërë të mundur sjelljen e objekteve te rilindasve”, ka thënë Koçi.

Hamiti në këtë vepër thur profilin e shkrimtarit të dashur e të adhuruar të letërsisë shqipe, i cili kishte arritur statusin e pakontestueshëm të poetit kombëtar, por në biografi ai ndalet pak, pasi veprën më të besueshme, cilëson atë të nipit të tij Mid’hat Frashëri.

“Poezia e Naimit është gjuha shqipe e shpirtëruar me pamje të dashurisë”, që për vite ishte edhe i censuruar nga diktatura. Në hollin të muzeut u çel edhe ekspozita me fotografi dhe botime nën titullin e vjershës së Naimit “ Ti Shqipëri më jep nder”./abcnews.al