120 mijë euro pagë për Hasanin, duel i ashpër mes Partizanit e Kukësit

schedule11:39 - 24 Shtator, 2019

schedule 11:39 - 24 Shtator, 2019

Partizani dhe Kukësi luftuan deri në javët e fundit sezonin e shkuar për titullin kampion, por në fund ishin “Demat e Kuq” ata që triumfuan. Gjatë merkatos së verës, të dyja skuadrat janë përforcuar në merkato, por duket se “dueli” mes tyre nuk ka përfunduar.

Mësohet se të dyja klubet e Superiores janë vënë pas shërbimeve të Ferhan Hasanit. Ish-kapiteni i Shkëndijës së Tetovës është aktualisht pas skuadër, pasi aventura e tij në Arabi me ekipin e Al-Raed ka përfunduar.

Hasani vlerësohet 1 milionë euro nga Transfermarkt dhe do të ishte një vlerë e shtuar si për Partizanin, ashtu dhe për Kukësin. Mësohet se të dy klubet i kanë ofruar një pagë 120 mijë euro mesfushorit anësor, të cilit do t’i duhet të vendosë shumë shpejt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!