12 ditë pas daljes së trenit nga shinat, banorët e Ohajos të frikësuar: Jemi të rrezikuar nga kimikatet

schedule10:52 - 16 Shkurt, 2023

schedule 10:52 - 16 Shkurt, 2023

Qyteti i Ohajos në Palestinën Lindore është në panik për shkak të pasojave që shkaktoi dalja e një treni nga shinat, i cili po transportonte kimikate toksike. Edhe pse zyrtarët kanë konfrimuar se vendi është i sigurt ngrodhja në masë e bagëtisë dhe shqetësimet shëndetësore të qytetarëve i kanë konfuzuar ata.

12 ditë pasi treni që transportonte kimikate toksike doli nga shinat, banorët në qytetin e vogël të Ohajos në Palestinën lindore ngrenë alarmin për mungesën e sigurisë.

James Figley, 63 vjeç i cili jeton vetëm disa blloqe nga vendi i aksidentit shprehet se situata paraqitet dramatike. Kishte një seri shpërthimesh të njëpasnjëshme dhe një aromë e tmerrshme po ndihej gjithandej tha ai.

Banorët u panikosën për shkak të zjarrit, ndërkohë që një shtëllungë tymi u ngrit mbi qytet, pasi zyrtarët dogjën për efekte sigurie një kimikat të rrezikshëm.

Gjatë ditëve në vijim, përrenjtë u mbushën me mijëra peshq të ngordhur. Banorët raportuan ngordhjen e qindra kafshëve, kryesisht të pulave, ndërsa kafshët shtëpiake u sëmurën.

Vetë banorët ankoheshin për dhimbje koke, djegje të syve dhe dhimbje të forta fyti. Zyrtarët shtetërorë dhe federalë, i kanë siguruar banorët se toka është pastruar por përballë asaj që kanë parë banorët ndihen të konfuzuar.

Ekspertët e mjedisit dhe shëndetit vënë në pikëpyetje sigurinë e qytetit, ndërsa në mëdiat sociale qarkullojnë lajmet se banorëve po u fshihet e vërteta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!