119 pacientë të shtruar në dy spitalet COVID, kryeqyteti me numrin më të lartë të të prekurve

schedule16:25 - 1 Gusht, 2020

schedule 16:25 - 1 Gusht, 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

Tirana është më e prekur nga koronavirusi, ku aktualisht regjistron 1251 raste aktive. Nga 120 rastet e orëve të fundit, numri më i lartë është në kryeqytet, përkatësisht 57.

Të infektuarit e rinj janë: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.