Policia e Ekuatorit ka bërë me dije se ka rimarrë kontrollin e një burgu, ku trazirat lanë së paku 118 të burgosur të vdekur dhe 86 të tjerë të plagosur.
Autoritetet thanë se trazirat e ditëve të fundit ishin një nga betejat më vdekjeprurëse të burgjeve në historinë e Amerikës së Jugut.
Sipas prokurorit kombëtar, së paku gjashtë viktimave iu pre koka. Trazirat shpërthyen më 28 shtator në një kompleks burgu në qytetin Guajakuill, midis të burgosurve që besohet se kanë lidhje me bandat meksikane të drogës.
Komandantja e policisë, Tannya Varela, tha të enjten vonë se “të burgosurit nuk kanë më kontroll mbi blloqet e qelive”. Rendi u rikthye pas një operacioni masiv të sigurisë, që përfshiu rreth 900 oficerë dhe anëtarë të njësive taktike.
Ndërkohë kujtojmë se trazirat në burgjet e Ekuadorit kanë lënë të vrarë mbi 230 të burgosur këtë vit./abcnews.al