Zv/ministri grek: Goditëm rrjetin ndërkombëtar të drogës

schedule11:42 - 27 Nëntor, 2017

schedule 11:42 - 27 Nëntor, 2017

Në një intervistë për mediat greke, zv/ministri grek i mbrojtjes deklaroi se operacioni antidroge, ku u sekuestruan 1.6 ton kanabis që vinin nga Shqipëria, ishte fryt i një pune të gjatë. Mediat greke ndërkohë raportojnë se mbrëmë është arrestuar një biznesmen grek nga Mikonos, i cili dyshohet si i përfshirë në këtë rrjet.

Zv/ministri grek i Mbrojtjes Santorini në një intervistë për radion greko maqedonase “Agjencia 104.9 FM” u shpreh se operacioni i të shtunës bëri të mundur asgjësimin e një rrjeti shumë të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës, i cili vepronte me anë të skafeve duke transporuar sasi të mëda droge nga Shqipëria për në Greqi dhe në vende të tjera.

Ministri grek e ka konsideruar si jë sukses të rëndësishëm të rojeve bregdetare greke, bllokimin e 1.6 ton drogë pasditen e të shtunës.

Por sipas tij ky nuk është një sukses që u arrit brenda 48 orëve por erdhi si pasojë e monitorimit shumë të ngushtë të situatës.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se gjatë ditës është arrestuar dhe një bisnesmen grek nga Mikonos i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rrjet.

Policia greke bëri të ditur detaje të reja në lidhje me sasinë prej 1.6 ton kanabis të sekuestruar. Në zona të ndryshme të Athinës, mësohet se janë arrestuar 10 pjestarë të organizatës kriminale, 6 shtetas shqiptarë, 2 italianë, 1 bullgar dhe një grek. Trafikanteve iu sekuestua dhe një gomone me tre motorë të fuqishëm nga e cila dyshohet se kanë qëlluar forcat e policisë, që i ndoqën për 24 orë, duke plagosur njërin prej tyre.

Operacioni i gjerë nisi pas evidentimit të një mjeti lundrues në hapësirën detare greke nga një helicopter që po patrullonte në zonë. Pas dhënies së alarmit, në ndjekje të gomones janë vënë agjentët anti-drogë, policia kufitare, policia detare dhe ajrore të forcave speciale të Greqisë si dhe policia kufitare europiane Fronteks.

Pas ndalimit mjeti lundures është dërguar në portin e Pireut. Gjithashtu policia greke ka sekuestruar edhe një tjetër skaf me 4 motorë që i përkiste bandës kriminale, e cila e përdorte për trafikimin e lëndëve narkotike./abacnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!