114-vjetori, i prozatorit të shquar, Mitrush Kuteli në Tiranën e zhurmshme kalon thuajse në heshtje. Studiuesi Behar Gjoka, për këtë perifrazon vetë Kutelin
“Bota e artistëve dhe shkrimtarëve është një vend ku këndojnë gjarpërinjtë.”
Por fatmirësisht, një prej veprave më mbresëlënëse e më të dashura të letërsisë shqipe të çdo moshe.
“Tregime të moçme shqiptare” këtë vit u përkthyen në pesë gjuhë: anglisht, italisht, greqisht, gjermanisht dhe frëngjisht, me iniciativen e Qendrës së Botimeve të Diasporës. Vatra letrare e tij, sipas Gjokës tashmë po merr udhën e duhur.”
Por a ka marrë vendin e duhur Mitrush Kuteli, këto 30 vite?
“Ai e ka marrë vëmendjen e merituar në kuptimin e teksteve letrare. Në kuptimin e histori-shkrimin do të duhet bërë diçka më shumë në kuptimin e burgosjes që ndodhi, e anatemimit të një rrekje për të lexuar biografinë e tij si ‘nazist’ dhe për të heshtur. Por, unë mendoj se vatrat e tij letrare duhet të zbulohen nga çdo brez.”
Mitrush Kuteli në letërsinë shqipe është i njohur si përkthyes, kritik letrar dhe për prozën e shkurtër, ku së bashku me Ernest Koliqin, cilësohen si themeluesit e prozës moderne shqipe.
Qëndrimet e Paskos mbi ekonominë shqiptare nuk u aplikuan në asnjërën nga periudhat për të cilat shkroi apo punoi, qoftë në periudhën e mes luftërave, gjatë kohës kur punoi në Bankën Shqiptare duke mbrojtur kapitalin shqiptar kundrejt kërkesave të pushtimit gjerman, po ashtu edhe në fillimet e regjimit komunist, i cili edhe e burgosi.
Veprimtaria e tij pas burgut u “tkurr” tek profesioni i përkthyesit dhe pak letërsie për fëmijë. /abcnews.al/