Shqiptarët, kudo ku ndodhen, festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët “Gëzuar ditën e pavarësisë”, nëpërmjet një fotoje të publikuar në Facebook.
Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i kryesuar nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ky akt ishte kurorëzimi i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe ngritjen e një shteti të pavarur shqiptar.
Në shpalljen e Pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.
28 nëntori i vitit 1912 u quajt si “Nëntori i dytë” pasi më 28 Nëntor 1443, Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj.

