110-vjetori i Pavarësisë, ekspozohen për herë të parë foto të familjes së Ismail Qemalit

schedule16:15 - 28 Nëntor, 2022

schedule 16:15 - 28 Nëntor, 2022

Nga Leontina Nika

Gjurmët  e familjes së Ismail bej Vlorës, vijnë të rrëfyera përmes fotografive familjare dhe historike të shkrepura në harkun kohor 1800-1950.

Artifakte të ruajtur me fanatizëm nga Nedim Vlora, stërnip i Ismail Qemal Vlorës, vijnë për herë të parë për publikun shqiptar, në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kuratorja e ekspozitës njëkohësisht drejtoresh e COD, Erna Bulku thotë se kjo është një majë e ajsbergut të arkivit familjar që ruhet në Bari.

Me mjaft rëndësi historike është letra prej disa faqesh e shkruar në frëngjisht nga Ismail Qemali ku kërkon pavarësinë e Kosovës  dhe bashkimit Kombëtar, të  parin  bashkim në këtë letër, ai cilëson Lidhjen e Prizrenit 1878.

Në këtë letër, ku nuk dihet viti, Ismail Qemali rendit vitet 1913, 1914, 1915, ku e kanë mbushur historinë e Kosovës me faza të shumta shtypjeje.

U morën të gjitha masat nga autoritetet serbe që të zhdukej edhe emri shqiptar nga kjo krahinë, u mbyllën shkollat shqipe, u ndalua leximi i librave, apo gazetave në shqip, kjo përpjekje u rifillua me dhunshëm në 1918. Përpjekjet  e serbe për ta jugosllavizuar Kosovën do të përballen me patriotizmin e banorëve të saj, theksohet në letrën e Ismail Qemalit.

Kjo ekspozitë kushtuar familjes që numëron dhjetëra personazhe me kontribute të vyera në jetën politike shqiptare, mbart një vlerë të jashtëzakonshme në njohjen e ngjarjeve me rëndësi historike për kombin tonë.

Në këtë shtegtim fotografik shfaqen përveç familjes, edhe figurat historike si Qemal bej Karaosmani, njeriu i besuar i Ismail Qemalit, ku njihet roli i spikatur  për shpalljen e Pavarësisë./Abcnews.al/