11 Shkurti/ Rama: Nuk merrem me “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur”

schedule23:09 - 2 Shkurt, 2023

schedule 23:09 - 2 Shkurt, 2023

Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Të Paekspozuarit” foli edhe për protestën që ka thirrur Sali Berisha më 11 shkurt.

Rama u shpreh se nuk merret fare më “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur” që është shpallur “ non grata”.

Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, preferoj atë të Kadares. Nuk merrem fare me ktë të non gratës”,  tha shkurtimisht Rama.

Në lidhje me faktin nëse është i interesuar ende për çështjen “McGonigal” nga pikëpamja ligjore nëse e prek edhe atë, kryeministri u shpreh se nuk është i shqetësuar fare.

“Në SHBA nuk merren fare punët e Shqipërisë. Në SHBA merren me çështjen e zyrtarit të FBI me kolegët e tij.  Ajo i shqetëson SHBA-të, kjo që bëhet ktu, s’është asgjë.

Nuk jam i shqetësuar fare.  Çfarë do të ketë kur unë e di çfarë është bërë. Lexoni aktakuzën dhe do të kuptoni se nuk kam asnjë lidhje”, tha ndër të tjera Rama./abcnews.al