Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Të Paekspozuarit” foli edhe për protestën që ka thirrur Sali Berisha më 11 shkurt.
Rama u shpreh se nuk merret fare më “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur” që është shpallur “ non grata”.
“Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, preferoj atë të Kadares. Nuk merrem fare me ktë të non gratës”, tha shkurtimisht Rama.
Në lidhje me faktin nëse është i interesuar ende për çështjen “McGonigal” nga pikëpamja ligjore nëse e prek edhe atë, kryeministri u shpreh se nuk është i shqetësuar fare.
“Në SHBA nuk merren fare punët e Shqipërisë. Në SHBA merren me çështjen e zyrtarit të FBI me kolegët e tij. Ajo i shqetëson SHBA-të, kjo që bëhet ktu, s’është asgjë.
Nuk jam i shqetësuar fare. Çfarë do të ketë kur unë e di çfarë është bërë. Lexoni aktakuzën dhe do të kuptoni se nuk kam asnjë lidhje”, tha ndër të tjera Rama./abcnews.al