Greqia aktualisht ka regjistruar 11 raste të reja me Koronavirus, duke e çuar totalin e të infektuarve në 84 persona. Konfirmimi është bërë nga ministria greke e Shëndetësisë.
Nga 84 rastet e infektimit, 81 persona janë vendas, ndërsa 3 të tjerët vizitorë të huaj. Sipas raportimeve zyrtare, 56 persona me koronavirus, kanë qenë pjesë e një grupi që është infektuar përgjatë një udhëtimi në vendet e shenjta.
Nga numri total i të infektuarve, 57 persona gjenden në izolim shtëpie, ndërsa 27 të tjerët janë të shtruar në spital, njëri prej tyre në gjendje më të rënduar pasi rezulton edhe me pneumoni./abcnews.al