Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

11 raste me Covid-19 në Vlorë, emigranti infektoi familjen

schedule10:50 - 10 Korrik, 2020

schedule 10:50 - 10 Korrik, 2020

ISHP ka konfirmuar 11 raste me koronavirus sëfundmi në Vlorë.

Abcnews.al mëson se 11 të prekurit janë gjatë dy ditëve të fundit, ku 5 u konfirmuan dje dhe 6 të tjerë sot, shifër të cilën ISHP e dha të plotë pak më herët.

Siç mëson abcnews.al, 4 prej të prekurve janë nga fshati Kote, të cilët u infektuan nga një i afërmi i tyre që ishte kthyer nga Italia.

Ndërkohë, dy rastet e tjera janë një pensionist dhe si edhe një stomatolog i dalë gjithashtu në pension.

Mësohet se të prekurit e tjerë janë raste kontakti të personave të mëparshëm të konfirmuar me koronavirus.

ISHP konfirmoi sot 90 të prekur me koronavirus, ndërsa u raportua edhe për 2 të vdekur duke e çuar në 85 numrin total të viktimave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!