Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“11 Maji, vula e popullit për mandatin e katërt të PS”, Rama: Nëse humbasim muaj, mund të mbyllet dritarja e BE

schedule09:28 - 10 Mars, 2025

schedule 09:28 - 10 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se 11 Maji duhet të jetë “vula” e vullnetit popullor për mandatin e 4 të PS.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, kryesocialisti tha se PS duhet të marrë një mbështetje si asnjëherë më parë pasi nëse kthehemi pas më 11 Maj, dritarja e BE mund të mbyllet.

“Që kur filloi të zbatohet procesi i negociatave pas screening dhe deri sot që flasim shpejtësia me të cilën ne kemi përparuar në hapjen e kapitujve është e paprecedentë. Asnjë vend tjetër përpara nesh dhe asnjë vend i rajonit nuk ka ecur me këtë shpejtësi. Dhe kjo jo vetëm për meritën tonë, por sepse vullneti i palës tjetër është i paprecedentë. Ne kur kemi ardhur në detyrë, kemi qenë vrima e fundit e kavallit dhe prapambetja jonë në atë proces ishte e atillë që na u desh kohë për të afirmuar statusin e kandidatit. As për kandidat nuk ka shikonin të gatshëm dhe në atë kohë na thuhej se në pararojë të procesit ishin disa të tjerë dhe ata të tjerët tani janë pas nesh. Me Malin e Zi jemi krah për krah, dy vendet që mund të hyjnë në BE dhe kalendari që na kanë dhënë është të mbyllin negociatat në 2027. Pse është kaq e rëndësishme për 11 majin, për faktin se sot që flasim, tani në këtë orë, janë rreth 1 mijë persona të angazhuar në shtetin shqiptar që punojnë dhe si tani përditë për negociatat. Janë afro 40 drejtues të grupeve negociatore dhe është një strukturë e cila është baza e suksesit të negociatave. Qoftë edhe për të mos lëvizur me asnjë ditë procesin e planifikuar të punës së gjithë kësaj armate njerëzish, 11 maj duhet të jetë vetëm vula e vullnetit popullor për t’i dhënë mandatin e 4 PS me një mbështetje si asnjëherë më parë që të mbyllim procesin dhe të mos kemi asnjë ditë të humbur dhe jo më të humbasim muaj, se përndryshe dritarja do të mbyllet. Nëse mbyllet, nuk e dimë se kur kthehet në axhendë anëtarësimi me këtë përputhje interesash.”, u shpreh Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!