11 futbollistë me Covid-19, Ajax tronditet para sfidës në Champions

schedule16:58 - 2 Nëntor, 2020

schedule 16:58 - 2 Nëntor, 2020

Ajax luan nesër në Danimarkë ndeshjen e tretë në fazën e grupeve të Champions League. “Harkëtarët” do të përballen me Midtjyllandin vendas në grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Liverpool me Atalantën.

Klubi holandez është goditur nga pandemia përpara kësaj sfide tepër të rëndësishme. Telegraaf raporton se plot 11 lojtarë të Ajax kanë rezultuar pozitivë në tamponët e kryer.

Mes tyre rezultojnë emra si kapiteni Tadic, portierët Onana e Stekelenburg, dhe futbollistë të tjerë si Klaassen dhe Gravenberch, të cilët do të mungojnë në takimin që do të luhet në shtetin nordik.

Trajneri Ten Hag do të ketë në dispozicion vetëm 17 lojtarë, teksa të gjithë pjesëtarët e rekordmenëve holandezë do t’i nënshtrohen testeve të radhës në orët e mëvonshme të ditës së sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!