100-vjetori i vdekjes së Puccinit/ Tri opera në një natë në TKOB, artistët ndajnë detajet: Përfundonim me lot në sy

schedule09:44 - 27 Shkurt, 2024

schedule 09:44 - 27 Shkurt, 2024

“Il trittico”, tri opera në një natë do të vihen në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Bëhet fjalë për “Il Tabarro”, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schichi”, nga Giacomo Puccini.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, sopranoja Eva Golemi dhe baritoni Armando Likaj kanë ndarë detajet nga tre veprat e ndryshme që i bashkon elementi i vdekjes.

“Unë e kam për herë të parë, ndërsa Eva e ka luajtur 15 vjet më parë këtë vepër. Unë jam vetëm te pjesa e parë “Il Tabarro”, kam rolin e Mikeles. Kemi dhe bashkëpunime me artist ndërkombëtarë. Më besoni se kur bënim provat ne emocionoheshim dhe përfundonim me lot në sy. Ada Gurra është regjisorja dhe është shumë punëtore. Ndihemi shumë mirë me të”, tha Armando.

 “Kjo është një ngjarje e vërtetë, se Puçini bazohej në një ngjarje të vërtetë kur shkruante veprat. Ne “Il trittico” e kemi dhënë para 15 vjetësh të plotë, pra tre opera në një natë. Gjëja më e bukur e kësaj shfaqje është bashkëpunimi me “Torre del Ague” të Puccinit. Unë jam Murgeshë dhe do të tregoj thjeshtësinë time. Dje u bë një provë shumë e mirë dhe kur mbaroi të gjithë kolegët ishin me sy të fryrë, me lot”, u shpreh Eva./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!