100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, në Adriatik vjen “Bisha” amerikane

schedule20:06 - 30 Maj, 2022

schedule 20:06 - 30 Maj, 2022

Me rastin e 100 vjetrit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, në vendin tonë ka mbërritur “bisha” amerikane.

Bëhet fjalë për anijen “Jason Dunham” një nga anijet më të rëndësishme të SHBA-ve, e cila kap vlerë e 2 miliardë dollarëve.

“Jason Dunham” është e gjatë 158 metra dhe peshon 9300 ton, ajo është një luftanije e dedikuar për shkatërrim dhe mbrojtje ajrore.

Ekuipazhi i anijes përbëhet nga rreth 340 persona. Në bord, mban edhe dy helikopterë ‘sea hawk’ dhe gomone operacionale. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!