100 vite muzikë klasike, Marin Gjollma i përmbledh në “Ngjyrat e kohës”

schedule18:59 - 29 Janar, 2019

schedule 18:59 - 29 Janar, 2019

Pianisti Marin Gjollma nis stinën koncertore në Universitetin e Arteve me koncertin recital “Ngjyrat e kohës”. Artisti rrëfen për ABC Neës se për rreth një orë ai do të bëjë bashkë një shekull muzikë klasike nga profetët botërorë si Beethoven, Debussy apo Shopen.  

Një shekull muzikë nga emrat më të njohur botërorë janë përzgjedhja e pianistit Marin Gjollma në koncertin recital “Ngjyrat e kohës”. Muzikanti na shpjegon se ai është përpjekur të bashkojë jo vetëm tingujt dhe ndjesitë e ndryshme, por edhe ndikimet apo kundërshtitë nga njëri-tjetri.

Pianisti i cili është aktiv me koncerte thotë se e gëzon fakti që muzika klasike vitet e fundit është përqafuar nga një publik i gjerë dhe grupmosha të ndryshme. Por teksa interprton kohën e dytë të Beethoven për piano, ai shpreh shqetësimin se në Universitetin e Arteve, mungon një instrument cilësor koncertal.

Tingujt e Beethoven, Chopin, Schumann, Brahms dhe Debussy do të vijnë për publikun në skenën e Universitetit të Arteve mbrëmjen e së enjtes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!