Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

100 vite histori e gruas në monedhën kombëtare, vjen në një studim nga Elsa Zhulali

schedule16:32 - 14 Prill, 2021

schedule 16:32 - 14 Prill, 2021

Nga Leontina Nikaj

Paraja është një mjet i domosdoshëm për çdo kënd ,por krahas vlerës financiare ajo ka edhe një vlerë të fortë historike dhe mbi të gjitha artistike .

Ndaj  Elsa Zhulali është e para studiuese shqiptare që sjell këtë anë, por edhe në botë numërohen me gishtat e njërës dorë, studime të tilla.

“Në Europë jemi vetëm dy jam unë dhe një studiuese tjetër, ndërsa në rang botëror është një ekspertë që punon pranë Muzeut Historik në SHBA dhe po ashtu në dijeninë time është edhe një siriane”, shprehet ajo.

Për të, nuk ishte rastësi hulumtimi mbi këtë temë, pasi prej 10 vitesh ajo  punon  pranë  Bankës  së Shqipërisë në Departamentin e Kërkimeve. Ky shteg e çoi drejt  studimit mbi numizmatikën

“Ky libër pasqyron rrugëtimin e figurës së gruas në monedhat dhe kartëmonedhat shqiptare duke filluar nga periudha e pavarësisë deri në ditët e sotme”, tha Zhulali.

Monedhat e para , ku pasqyrohet gruaja është pikërisht viti 1921, ku shënohen dy momente historike thekson Zhulali.

“Për herë të parë gruaja shfaqet në kartëmonedha lokale të katundarisë së Korçës në formë engjëlli. Pra një kartëmonedhë mjaft simbolike sepse është kartëmonedha e parë që është edhe e qarkullimit edhe përkujtimore”, shprehet ajo.

Në këtë libër studimor pasqyrohet edhe evoluimi i gruas ndër shekuj.

“Në simbolikën e monedhave kemi figura që lidhen me mitologjinë me kultet fetare të një vendi. Më pas në periudhën romake fillon masivizimi i portreteve të perandoreshave e më pas të mbretëreshave”, thotë ajo.

Ndërkohë që ideologjia e kohës, kryesisht nën diktaturë shfaqet ndjeshëm në monedha dhe kartëmonedha. Fryma e ndikimeve nga ish -Jugosllavia, Rusia e Kina ndihet në to.

Si në shumë fusha edhe në monedhë dominojnë  meshkujt, por ky nuk është vetëm fenomen shqiptar  sipas studiueses së numizmatikës.

“Ky është një fenomen që mbizotëron edhe në vendet e zhvilluara, por duhet t’i gëzohemi faktit që kanë filluar ndryshimet”, shprehet ajo.

Në këtë libër, dalin në pah edhe emrat e dizenjtorëve.

Elsa Zhulali, është e bindur që këtë studim t’a thellojë më tej përmes një botimi të dytë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!