Manchester City e ka ndarë mendjen dhe kërkon të transferojë në merkaton e verës një nga mesfushorët më të mirë në Premier League.
Sigurisht për këtë edhe fatura financiare është e madhe, por te City nuk e kanë problem këtë pjesë.
Sipas Daily Mail, kampionët në fuqi të Anglisë kanë gati 100 mijë sterlina për transferimin e Jack Grealish, yllin e Aston Villa.
Konkretizimi i marrëveshjes raportohet se do të bëhet pas përfundimit të EURO 2020. Grealish është pjesë e kombëtares së Anglisë në këtë kompeticion. / abcnews.al