100 kg marijuanë në Bolonja, arrestohet shqiptari

schedule16:22 - 14 Shkurt, 2018

schedule 16:22 - 14 Shkurt, 2018

Policia italiane ka arrestuar 35-vjeçarin shqiptar, Rinard Haxhia, për trafik droge. Gjatë kontrollit të automjetit të tij janë sekuestruar mbi 100 kilogramë marjuanë. Operacioni është zhvilluar në qytetin e Bolonjës.

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në qytetin e Bolonjës për trafikim dorge. Lajmi është raportuar nga mediat përtej Adriatikut, që theksojnë se bëhet fjalë për 35-vjeçarin Rinard Haxhia. “Repubblica.it” shkruan se shqiptari është kapur në flagrancë në një rrugë të Bolonjës, ndërsa po hipte në një automjet, në të cilin është gjetur dhe sekuestruar 105 kilogramë marjuanë. Droga ishte fshehur në bagazhin e makinës.

Dyshohet se lënda narkotike është marrë nga Shqipëria. Pas arrestimit të tij, policia italiane ka kontrolluar dhe banesën e 35-vjeçarit, ku janë sekuestruar 5400 euro që ishin përfituar nga aktiviteti criminal, gjithashtu edhe material po paketimin e marjuanës.

Operacioni kundër shpërndarjes së drogës në rrugë, vjen pas atij të emëruar “Rexton”, ku është shkatërruar një strukturë kriminale ndërkombëtare e përbërë nga trafikantë shqiptarë dhe marokene që menaxhonin dhe trafikonin hashash dhe kokainë në Emilia Romanja dhe në rajonin e Lacios./abcnews.al