Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

100 euro nga Tirana në Kapshticë, tre të arrestuar për trafik emigrantësh

schedule10:58 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 10:58 - 5 Dhjetor, 2021

Tre persona janë arrestuar në Korçë për trafik emigrantët në kuadër të operacionit “Perimetri”, njëri prej tyre E. Z. 24 vjeç i shpallur në kërkim dy ditë më parë. Dy të arrestuarit e tjerë janë; A. Sh., 41 vjeç dhe A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë ata janë kapur në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke transportuar me dy automjetet e tyre tip taksi, nga Tirana në drejtim të Kapshticës, kundrejt shpërblimit prej 100 euro, respektivisht nga 3 emigrantë të paligjshëm secili.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!