100 ditë në Mars, këto janë fotot që ka bërë deri më tani roboti i NASA-s në Planetin e Kuq

schedule15:35 - 1 Qershor, 2021

schedule 15:35 - 1 Qershor, 2021

Roboti Perseverance i NASA-s feston sot 100 ditë në Mars. Që prej uljes në tokën marsiane, roboti është duke kërkuar për shenja të jetës së shkuar mikrobike. Po ashtu, Perseverance po analizon gjeologjinë e planetit dhe kushtet e mëparshme klimaterike.

Që prej 18 shkurtit kur u ul, roboti ka shkrepur disa foto të mrekullueshme nga mjedisi që rrethon kraterin Jezero Crater. Besohet se ky krater që ndodhet në veri të ekuatorit të Planetit të Kuq ka qenë dikur shtrati i një liqeni.

Në Tokë, pamje nga Marsi ka sjellë edhe helikopteri i vogël që mban emrin Ingenuity. Kjo pajisje bëri historinë duke u kthyer në fluturimin e parë të kontrolluar në një planet tjetër.

Më poshtë, gjeni disa nga fotot që këto dy pajisje kanë dërguar nga Planeti i Kuq deri më tani. /abcnews.al/