100 ditë larg zgjedhjeve të përgjithshme europiane

schedule14:34 - 13 Shkurt, 2019

schedule 14:34 - 13 Shkurt, 2019

Bashkimi Europian po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme, ku me miliona votues do të rinovojnë Parlamentin Europian. Analistët janë të lëkundur nëse këtë herë rezultati do të sjellë dicka ndryshe.

Duhet të përgatitemi të përballemi me 100 ditë shumë të rëndësishme për Europën. Me miliona persona do u drejtohen kutive të votimit dhe këtë herë ndoshta do të jetë ndryshe.

Nëse emigracioni, Brexit dhe siguria informatike kanë ndryshuar rrënjësisht debatin publik mbi atë që Europa mund dhe duhet të bëjë, nga ana tjetër i kanë hapur rrugën populizmave që përhapen në të gjithë kontinentin. Arkitetura politike antike tashmë është një kujtim i zbehtë sipas Doru Frantesku drejroi i Vote Uatch Europe.

Ai këmbëngul se do të ketë një fragmentizim të gjerë të Parlamentit Europian: dy grupimet më të mëdha do të reduktohen dhe dy grupimet më të vogla do të bëhen më të mëdha. Kjo do të thotë se do të jetë shumë më e vështirë krijimi i koalicioneve për të arritur mazhorancën.

Kjo me rrezikun që minorancat euroskeptike të paralizojnë proceset. Dicka që do të mund ti japë shumë energji debatit politik mbi europën.

Panorama politike europiane ka ndryshuar thellësisht në krahasim me legjislaturën e kaluar: shkatërruesit sfidojnë rojtarët e traditës dhe qëndrueshmërisë. Ka pasur fushata të ashpra dizinformimi, sipas zëdhënësit të parlamentit europian.

Ai thekson se qytetarët europianë janë përfshirë nga informacione të cilësisë së dobët nëpërmjet platformave dixhitale, duke harruar burimet tradicionale të besueshme si mediat tradiciobale

Por është pikërisht nga kjo hapësirë informacioni që vjen një armë e fuqishmë dizinformimi e që lejon ndërhyrje të jashtme në zgjehdje.

Këtë herë mund të jetë ndryshe, ose jo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!