100 banorë të Malit të Bardhë në Kurbin flenë në kontenierë, askush nuk është kujtuar për ta

schedule16:41 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 16:41 - 2 Dhjetor, 2019

Tërmetit nuk i kanë shpëtuar edhe 15 banesa me 100 banorë në Malin e Bardhë në Kurbin. Askush nuk është kujtuar për ta. Për pasojë ata kanë kthyer disa kontenierë në vendstrehim. Në këtë fshat tërmeti ka dëmtuar edhe infrastrukturën rrugore si dhe ujësjellësin.

Vendstrehimi i ri i dhjetëra banorëve të Malit të Bardhë në Kurbin janë kontenierët. Banorët thonë se kanë kaluar 7 ditë dhe netë jashtë.

Ndër të tjera ata tregojnë se nga institucionet nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Veç banesave, tërmeti ka dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe ujësjellësin e fshatit.

Banorët në këtë fillim dimri kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të problematikës së strehimit pasi dhe shëndeti i tyre është në rrezik./abcnews.al