“Ky është një moment që nuk do ta harroj kurrë“, tha Presidenti i SHBA Joe Biden, duke iu referuar vdekjes së Osama bin Laden, i cili u ekzekutua dhjetë vjet më parë në një sulm të forcave speciale amerikane në Pakistanin verior.
Duke iu referuar tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se SHBA do të mbetet “vigjilente” kundër kërcënimit nga “grupet terroriste”.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe veprojmë ndaj çdo kërcënimi (ndaj interesave të SHBA) që paraqitet në Afganistan” paralajmëroi Biden./ Abcnews.al