10 viktima nga moti i keq në Europë

schedule09:34 - 19 Janar, 2018

schedule 09:34 - 19 Janar, 2018

Veriu i Europës është prekur nga moti i keq, ku erërat që arrijnë një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë kanë shkaktuar 10 viktima dhe me miliona euro dëme materiale. Linjat ajrore dhe ato hekurudhore janë bllokuar në Holandë, Gjermani dhe Belgjikë.

Dhjetë viktima, avionë të bllokuar në pistë dhe hekurudha të paralizuara. Është ky bilanci I motit të keq që ka përfshirë Holandën, Blegjikën dhe Gjermaninë. Erëra të forta që vijnë nga deti i veriut kanë shkaktuar pezulimine trafikut ajror në aeroportin e Amsterdamit, një nga më të populluarit në Europë. Shumë fluturime janë anuluar dhe në Gjermani në aeroportet e Duseldorf dhe Mynih.

Stuhia Friederik shkakton kaos ne vendet e europës veriore me erëra që arrijnë një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë, Nga Holanda në Belgjikë, dhe nga Gjermania në Britaninë e Madhe.

Në vendet e ulëta regjistrohen tre të vdekur dhe një i plagosur, të gjithë të goitur nga pemët e rëna si pasojë e erës. Përveç bllokimit të avionëve në pistën e aeroportit të Amsterdamit, dhe linjat hekurudhore janë paralizuar. Erërat e forta kanë dëmtuar dhe selinë e Europolit në Hagë, ndërsa trafiku rrugor ka qenë I ndërprerë drejt Roterdamit si nga Amsterdami shut dhe nga Haga. Autoriteet holandeze llogarisin se dëmet janë prej miliona eurosh

Në Belgjikë stuhia shkaktoi një viktimë, e cila ndërroi jetë pasi i ra një pemë teksa ndodhej në automjetin e saj në juglindje të Brukselit. Katër të plagosur janë regjistruar në Anversë, ku njëra prej tyre është në gjendje kritike për jetën pasi u goditën nga një pllakë metali. Qarkullimi i trenave me shpejtësi të lartë drejt Holandës dhe Gjermanisë është anuluar për të gjithë ditën. Rreth 50 trena rajonalë janë ndaluar të qarkullojnë, ndërsa aksidentet hekurudhore të sinjalizuara janë më shumë se njëzetë.

Zjarrfikësit janë vënë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në dhjetëra raste ku pemët kanë rënë mbi automjete apo çati shtëpish.

Bilanc dramatik është dhe ai në Gjermani ku stuhia Frederik ka shkaktuar të paktën gjashtë viktima, nga të cilat dy ishin zjarrfikës.

Në shumë rajone shkollat janë mbyllur, ndërsa shërbimi meteeologjik kombëtar gjerman konfirmoi se shpejtësia e erës e regjistruar ishte deri në 203 kilometra në orë.

Moti i keq ka goditur dhe Britaninë e Madhe sidomos në veri të Londrës me erën që arrinte shpejtësinë deri në 130 kilometra në orë. Dëme materiale dhe bllokim të trafikut ka pasur dhe në Uells, dhe Skici ku reshjet e dëborës kanë përkeqësuar dhe më shumë sitiatën. Janë rreth 50 mijë banesat pa energji elektrike dhe disa komunitete rurale janë totalisht të izoluara.

Dëme materiale për shkak të motit të keq janë rejistruar dhe në veri të Francës ku të paktën tre mijë persona janë pa energji elektrike në banesat e tyre./abcnews.al