Policia spanjolle ka shkatërruar dy organizata të mëdha të trafikimit të kanabisit, duke sekuestruar 10 ton drogë në brigjet e Katalonjës.
Në prangat e policisë kanë rënë 10 trafikantë droge dhe 51 persona të tjerë.
Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar, i cili sipas autoriteteve spanjolle konsiderohet si trafikanti më i madh i hashashit në Katalonjë për 2021-in.
Mediet italiane shkruajnë se trafikantët ishin vendosur në Spanjë nga Galicia në Extremadura, si dhe Andaluzia dhe Katalonia.
Rrjeti ishte përgjegjës jo vetëm për futjen e hashashit në Spanjë, por edhe për dërgimin e tij të mëvonshëm në vende të tjera evropiane, ku trefishohej vlera në tregun e zi, shkruajnë mediet italiane. Mësohet se trafikantët blinin varkat në Galicia dhe Portugali më pas i dërgonin në Katalonja, në një punishte ku anijet përgatiteshin për të transportuar ngarkesën.