10 raste të reja me Covid 19 në Shkodër, tre prej tyre punonjëse të Apelit

schedule08:01 - 24 Qershor, 2020

schedule 08:01 - 24 Qershor, 2020

Dhjetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë në Shkodër.

Burime për Abc News bëjnë me dije se 3 nga të infektuarit janë punonjëse në Gjykatën e Apelit në këtë qytet.

4 ditë më parë në Shkodër është infektuar me koronavirus një nga punonjëset, që duket se tashmë infeksionin e Covid 19 e ka kaluar dhe te koleget e saj. Ndërkohë rastet e tjera deri më tani dyshohet se janë familjarë dhe kontakte të rasteve të mëparshme .

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 52 raste, duke e çuar  në 2 047 numrin e të infektuarve, mes të cilëve kanë humbur jetën 46 persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!