Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

10 muaj me Covid, 72 vjeçari britanik testohet 42 herë pozitiv

schedule12:51 - 24 Qershor, 2021

schedule 12:51 - 24 Qershor, 2021

Ashtu si shumica e njerëzve, Dave Smith u infektua me koronavirus në fillim të valës së parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020. Por ndërsa shumica e njerëzve, përfshirë ata që vuajnë “Covid i zgjatur”,  nuk kishin më simptoma pas 2 javësh, për Smith ndodhi e kundërta.

Simptomat e tij zgjatën më shumë se 290 ditë, ose gati 10 muaj.  Gjatë asaj periudhe, Smith, 72 vjeç, nga Bristol, rezultoi 42 herë pozitiv dhe u shtrua në spital shtatë herë.

“Sa herë që ndihesha keq dhe isha në prag të vdekjes, gruaja ime organizonte  përgatitjet e fundit, ka organizuar një funeral pesë herë”, tha ai.

“Por unë e di që kurrë nuk do të jem 100% mirë sepse Covid ka shkatërruar mushkëritë e mia,  pasi kam probleme të vazhdueshme të frymëmarrjes.” “Por çdo ditë që jetoj tani është një bonus”. “/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!