Një lajm shumë i mirë vjen nga Anglia, aty ku Liverpol jep lajmin e madh për tifozët e saj. Klubi anglez njofton se në Anfield më datë 23 maj në ndeshjen ndaj Crystal Palace do të lejohet prania e plot 10 mijë tifozëve, shifër e paimagjinueshme që nga nisja e pandemisë.
Ky lajm vjen pas vendimit të qeverisë Britanike për lejimin e grumbullimeve prej maksimumi 10 mijë personash në hapësira të mëdha, ku mund të ruhet distanca dhe mund të zbatohen rregullat e vendosura. Në listën e këtyre vendeve janë padyshim edhe stadiumet.
Nga sot klubi ka hapur aplikimet për bileta dhe një e tillë e zakonshme do të kushtojë 50 paund. Mbetet për t’u parë nëse kjo praktikë do të aplikohet edhe nga klubet e tjerë të Premier League. Me siguri edhe të tjerët pritet të dalin me njoftime të tilla. /abcnews.al