10 mijë të papunë nga kufizimi për baret, Shoqata e Sipërmarrësve: Duam ndihmë nga qeveria

schedule17:06 - 10 Nëntor, 2020

schedule 17:06 - 10 Nëntor, 2020

Vendosja e kufizimit për qarkullimin dhe për aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të rëndojë gjendjen financiare të këtyre subjekteve.

Enri Jahaj, përfaqësues i shoqatës së bareve dhe restoranteve shprehet se deri më tani ata kanë pësuar një ulje të  xhiros me 40% dhe kjo do t’i rëndojë edhe më shumë.

“Kemi që nga maji një rënie prej 40 për qind të xhiros. Nëse mbyllemi sërish, kjo humbje do agravohet edhe më tej. Me vendimet e reja duhet të ketë edhe një  mendim sesi do jetë mbështetja ndaj këtij sektori.”

Punonjësit do të jenë  të prekurit direkt. Në rang vendi llogaritet që rreth 10 mijë punonjës të cilët janë turni i dytë të mbeten të papunë. Jahaj shpjegon se mbyllja do të nisë që në 8 pasi në orën 22.00 ndalohet qarkullimi.

“Nga 5000 deri në 10,000 persona janë direkt të riskuar në këtë sektor. Flitet që do të jenë direkt pa punë. Biznesi sot gjendet përballë një krize të thellë dhe të fuqishme.”

Për të përballuar situatën ata i bëjnë apel qeverisë për ndihmë.vendet  fqinje dhe te rajonit kanë ndërmarrë një sërë paketash për ti ardhur në ndihmë kësaj kategorie biznesesh.

Rritja e rasteve të reja me koronavirus ka rikthyer karantinën e pjesshme në Shqipëri nga ora 22.00 deri në 6 të mëngjesit.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar se kufizimet e reja që do të hyjnë në fuqi prej të mërkurës dhe nëse do të ketë përkeqësim të situatës atëherë do të vendoset për një forcim të masave të mara. /abcnews.al/