10 këngët hit të 2020-ës, kush është artisti që theu rekorde dëgjueshmërie

schedule21:16 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 21:16 - 29 Dhjetor, 2020

Billboard Albania ka publikuar statistikat e artistëve më të dëgjuar për vitin 2020 në Shqipëri. Top 10-shen e kryeson Mozzik me 66.4 milionë dëgjime dhe në fakt nuk kishte si të mos ndodhte ndryshe pasi reperi ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore, përpos dhe lançimit të albumit “Mozzart” që rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm.

Në vendin e dytë është renditur Noizy me 62.2 milionë klikime, ndjekur më pas nga Capital T dhe Kida. 2Ton, Alban Skënderaj, Dafina Zeqiri, Butrint Imeri dhe MC Kresha përmbyllin listën e artistëve më të dëgjuar. Ndërsa përsa i përket këngëve më të dëgjuara e para renditet bashkëpunimi i Kidës me Mozzik, “Paranoja-Pishman”.

Në vendin e dytë është renditur një tjetër hit i verës, dueti i Xhensila Myrtezajt me Ardian Bujupin. “Anna” e Gjikos dhe Nora Istrefit mban vendin e tretë në listën e këngëve më të dëgjuara për këtë vit. Reperi Mozzik kryeson gjithashtu dhe me dy këngët hit, “Madonna” që krahas pëlqimit u kritikua për shkak të tekstit, si dhe dueti me Taynën që solli pak muaj më parë. /abcnews.al