10% e serbëve mbështesin mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë

schedule13:43 - 5 Prill, 2018

schedule 13:43 - 5 Prill, 2018

Sipas një sondazhi më të fundit të zhvilluar në Serbi, rreth 10 % e popullsisë mbështesin mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Kosovë. Pothuajse aq janë edhe serbët që kundërshtojne dialogun Prishtinë-Beograd

Një sondazh i “Faktor Plus”, i kryer nga mediat serbe tregon se 10 për qind e popullsisë në Serbi mbështesin mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Kosovë, dhe e njëjta përqindje kundërshton dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Të pyetur se cfarë duhet të bënte presidenti Aleksandër Vuçiç dhe qeveria për sa i përket çështjes së Kosovës, 36 për qind mendojnë se dialogu në Bruksel duhet të vazhdojë.

Ndërsa 33 përind mendojnë se bisedimet duhet të ndërpriten deri sa të krijohet asocacioni i komunave serbe në veri të Mitrovicës.

27 përqind e serbëve shprehen se nuk mund të bëhet asgjë në momentin që Kosova vazhdimisht po bëhet gjithnjë e pavarur politikisht, ligjërisht dhe ekonomikisht nga Serbia, ndërsa 20 për qind theksojnë se Serbia duhet të bëjë të qartë qëndrimin e saj ligjor përballë palës shqiptare.

10 për qind e të intervistuarve nuk kanë pranuar t’i përgjigjen kësaj pyetje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!