10 autorë flasin shqip me projektin evropian të letërsisë Handke, Godole: E përkthej se dua t’i njoh veprën

schedule16:54 - 16 Tetor, 2020

schedule 16:54 - 16 Tetor, 2020

Milan Kundera, Janis Ricos, Peter Handke, 10 autorë të njohur të letërsisë botërore do të flasin shqip me projektin  evropian të BE-së.

Pas veprës “Përtej Ëndrrës” flet shqip sërish nobelisti polemist. “Ankthi i portierit përpara penalltisë”, do të shqipërohet nga Jonila Godole.

Ajo pranon se edhe përkthyesit dhe njerëzit e letrave me të cilët u konsultua ishin të ndarë në pro dhe kundër.

“Një pjesë e atyre përkthyesve që shpreheshin se nuk duhet ta merrja përsipër një përkthim të tillë, pasi Handke është tradhtar. Ishte edhe pjesa tjetër që mendonte se kjo është letërsi dhe duhet ta kishim të përkthyer. Besoj se për lexuesin nuk do të jetë libër i thjeshtë, pasi ka një stil të vështirë”, shprehet ajo.

Ndërsa botuesi Petrit Ymeri i çmon veprën letrare, e cila nuk duhet t’i  mungojë lexuesit, ndërsa veprën publicistike ai thotë se nuk do ta botojë.

“Si botues i japin Handke lexuesit dhe jo rastësisht merr Nobelin nuk duhet të mungonte në libraritë tonë. Por vepra të sferës publicistikë të tij nuk do të botojmë”, thotë ai.

Prej 5vitesh projekti i përkthimit letrar, sjell para lexuesit emrat me të njohur të letërsisë evropiane dhe botërore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!