Mbretëria e Bashkuar po mban një minutë heshtje për të shënuar përvjetorin e luftës në Urainë. Kryeministrit të vendit i është bashkuar edhe ambasadori ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar, Vadym Prystaiko dhe anëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Një kurorë me lule të verdha, blu dhe vjollcë është vendosur në pragun e shtëpisë së kryeministrit. Zonat në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po mbajnë gjithashtu një moment heshtjeje për të kujtuar të rënët në luftë.

Boris Johnson dhe Sadiq Khan kanë marrë pjesë në një shërbim lutjeje në Londër këtë mëngjes.


I mbajtur në Katedralen Katolike të Ukrainës, ata bënë homazhe për personat që kanë vdekur në luftë.
Qindra engjëj prej letre përfaqësonin të gjithë fëmijët e vrarë.
/abcnews.al

