1 vit pa Vjosën, Fatos Berisha i prekur: Çdo ditë pa të bëhet më e vështirë

schedule11:06 - 30 Mars, 2023

schedule 11:06 - 30 Mars, 2023

Regjisori i njohur, Fatos Berisha ka deklaruar një vit pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, artistes, Vjosa Berisha, se i mungon dhe çdo ditë pa të është më e vështirë.

“Është shumë vështirë dhe nuk di si ta përshkruaj. Më mungon çdo ditë natyrisht”, u shpreh ai në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”.

Më tej, Fatosi ka folur edhe festivalin e filmit Prifest, i cili ka qenë një organizim i realizuar nga Vjosa për 15 vite, ndërkohë që tani duket se ëndrra vazhdon. Ai ka zbuluar se do ta organizojnë gjithmonë, edhe pse është e pamundur pasi bashkëshortja e tij e bënte me shumë dashuri.

“Prifesti vazhdon më së shumti për nder të Vjosës. Do të vazhdojmë punën e saj, sepse ajo ka qenë motorri, udhëheqja e Prifestit për 15 vite e më shumë, edhe përpara se të fillonte, përgatitjet. Normalisht, që edhe vjet e mbajtëm pavarësisht problemeve që patëm. Pastaj vendosëm që realisht ta mbajmë emrin e saj. Kështu që ne edhe sloganin e kemi ‘For her’ pra për të dhe do ta mbajmë përgjithmonë ‘Vjosa forever’. Do të tentojmë edhe pse është e vështirë, gati e pamundur, sepse ajo e bënte atë punë me dashuri”, tha Fatosi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!