1 vit pa shtëpi, nënë Xhumja kërkon strehë të re: Shpresat e para i kemi te Zoti, e dyta te qeveria

schedule13:35 - 1 Nëntor, 2020

schedule 13:35 - 1 Nëntor, 2020

E moshuara Xhume Hoxha nuk e kishte menduar se nëntori i 2020 do ta gjente pa një shtëpi të re.

“U bëmë një vit që jetojmë si ma zi,” thotë ajo.

Besoi për muaj me radhë se banesa që i shkatërroi termeti i një viti më parë do t’i rindërtohej.  Ajo është një gërmadhë që nuk është shembur ende. Kaloi një dimër të vështirë në çadër.

U sëmur rëndë po u ngrit sërish në këmbë, pas apelit në Abc një grup të rinjsh e ndihmuan duke i sjelle një kontenier.

“Para ca kohesh jetuam ne çadër. Falemenderit atyre që na sollën kontenier, por nuk jetohet në të jemi 6 vetë. Inshalla na ka në dorë. E të na ndihmojë se erdhi dimri. Si jetohet në kontiner 6 vetë.”

Kjo strehë e re është në zgjidhje provizore nuk është komonde dhe nuk e mbron nga i ftohti.

“Por inshalla me shpresë. E kemi një farë shprese, zoti në radhë të parë qeveria. Janë shumë, unë qj hallin tim se më zu në moshë më madhe. Me hy shpi, u bëjmë një vit që jetojmë si më zi.”

Këtë fund vjeshte moti është përkeqësuar dhe shëndeti i saj po kështu. Gjyshe Xhumja sërish po lëngon në shtrat.

“Me vështirërsi. Ka një javë,. Vuaj me zemër, tension, me trompozë tek sytë. Pleqëria bën të vetën. Fjalë janë dhënë, por që kjo familje të vijmë, e t’i ndërtojmë nuk ka është dhënë.”

Nuk kërkon asgjë veç atë që qeveria marrë përsipër rindërtimin e shtëpisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!