Çifti i njohur Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë në fillim të këtij viti. Ndonëse janë treguar gjithmonë të rezervuar, Miriam ka publikuar sot për herë të parë një foto të vogëlushit të tyre Duam, me rastin e ditës së fëmijëve.
‘1 qershori më i bukur me 2 lulet e mia të shtrenjta. Gëzuar”, shkruan Miriam bashkangjitur fotos.
Pak ditë më parë, Miriam festoi 35-vjetorin e lindjes së saj, dhe nuk kishte si të mos mungonte dhe urimi i Albanit, bashkëshoqëruar me disa foto të papublikuara më parë rreth historisë së tyre të dashurisë. /abcnews.al