Më shumë se 150 milion doza të vaksinës Covid-19 janë administruar në SHBA, sipas të dhënave të botuara të mërkurën nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC raportoi se të paktën 150,273,292 doza totale janë administruar, rreth 77% e 195,581,725 dozave të dorëzuara.
Rreth një në gjashtë persona në SHBA – gati 55 milion njerëz janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 dhe rreth 29% e popullsisë – më shumë se 97 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë./abcnews.al