1 në 20 persona të infektuar me Covid në Rusi

schedule15:18 - 18 Tetor, 2021

schedule 15:18 - 18 Tetor, 2021

Rusia ka regjistruar 34,325 raste dhe 9 88 viktima në 24 orë, duke rritur frikën e një valë tjetër për shkak të skepticizmit të qytetarëve për tu vaksinuar. Sipas të dhënave, më shumë se 5% e popullsisë është infektuar me Covid përkatësisht 1 në 20 persona.

Autoritetet ruse po përpiqen të rrisin fushatën e vaksinimit me shpërblime, lotari dhe stimuj të tjerë, por vetëm 45 milionë rusë, ose 32% e popullsisë prej 146 milionë banorësh janë vaksinuar plotësisht. Pavarësisht rritjes së numrit të viktimave, Kremlini ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së bllokimeve  të përgjithshme, si ato të zbatuara në fillim të pandemisë, të cilat kanë zvogëluar popullaritetin e Presidentit Vladimir Putin. Masat kufizuese tani do të zbatohen vetëm në nivel lokal.

Në Moskë, Shën Petersburg dhe shumë qytete të tjera, jeta vazhdon normalisht, megjithëse shumë zona kanë vendosur kufizime për tubimet dhe hyrjen në teatro dhe restorante, sipas Associated Press.

Rusia është vendi i pestë me numrin më të lartë të viktimave në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Indisë dhe Meksikës./abcnews.al