Rreth 93.7 milion doza të vaksinës Covid-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të botuara të martën nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Me pak fjalë janë administruar 1.6 milion doza më shumë se një ditë më parë, me një mesatare shtatë-ditore prej gati 2.2 milion dozash në ditë.
Rreth 18% e qytetarvë të SHBA-së – më shumë se 61 milion njerëz – tani kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine dhe rreth 10% e qytetarëve – rreth 32 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të CDC./abcnews.al